E Diel, 1 Nëntor 2026

Sport shkarkohet Starova Dede trajneri i ri i Tiranes

TIRANE- Sulejman Starova nuk eshte me trajner i Tiranes. Vendimi eshte marre dje nga drejtuesit e klubit bardheblu ndonese nje gje e tille kishte kohe qe perflitej. Rezultatet jo te mira dhe sidomos humbja e fundit me Skenderbeun kane sjelle largimin e teknikut te njohur te kampionatit shqiptar. Ne vend te tij drejtuesit e Tiranes kane emeruar Nevil Deden nje nga emrat e medhenj te kesaj skuadre. Vendimi eshte marre ne oret e vona te dites se djeshme nderkohe qe per Deden behet fjale per nje rikthim ne pankinen bardheblu. Ne fillimin e ketij viti ai drejtoi per dy muaj Tiranen se bashku me drejtorin teknik Alban Tafaj. Kur ky i fundit u pezullua nga Komisioni i Disiplines per sherrin ne derbin me Dinamon. Nevil Dede ka qene nje nga futbollistet me te njohur te Tiranes ne 10 vitet e fundit.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›