E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 01.06.2010

Me pesë lojtarë profesionistë nga kategoria e parë dhe e dytë e bundesligës, do të udhëtojë për në Afrikën e Jugut rivalja e Gjermanisë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010, Serbia. Në grupin e 23 lojtarëve të përzgjedhur janë përfshirë futbollisti i Dortmundit, Neven Subotiç, lojtarët mesfushorë, Zdravko Kuzmanoviç i Shtutgartit dhe Zoran Tosiç i skuadrës së Këlnit, si edhe mbrojtësi Antonio Rukavina i skuadrës së Mynihut. Këtë e bëri të ditur, Federata e Futbollit Serb ditën e martë (01.06).

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Zoran Tosic Trajneri Radomir Antiç kishte marrë me vete për stërvitjet përgatitore në Austri, 24 lojtarë me vete, dhe pak para përfundimit të afatit i bëri të ditur FIFA-s vetëm heqjen e portierit, Zhejlko Brkic nga lista.

Në grupin e lojtarëve serbë që do të ndeshen me 11-n gjermane, është futur edhe lojtari i mëparshëm i Herthas, Marko Panteliç, i cili aktualisht luan për Ajaksin e Amsterdamit.

Bildunterschrift: Skuadra gjermane gjatë stërvitjes për Kampionatin Botëror në Itali

Serbia, e cila i përket Grupit D, ashtu si edhe Gjermania do të dalë në fushë më 18 qershor në Port Elisabeth kundër skuadrës gjermane të Joachim Löw. Skuadra serbe do të luajë edhe kundër Ganës dhe Australisë.

dpa/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›