E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrika e Jugut, frikë nga sulmet terroriste

Kur mbeten vetem pak dite nga nisja e Boterorit 2010 frika per sulme terroriste eshte kthyer edhe nje here ne qender te vemendjes. Gazeta e afrikano-jugore “Sunday Times”, duke iu referuar raportit me te fundit te paraqitur ne Kongresin Amerikan nga Fondacioni NEFA, i cili heton aktivitetet terroriste, raporton se ekzistojne mundesi per planifikimin e sulmeve gjate Kupes se Botes.

“Une besoj se shanset per nje sulm terrorist jane 80%”, citohet nga gazeta Ronald Sandee, drejtor i fondacionit, i krijuar per te ekspozuar terrorizmin global, pas sulmeve te 11 shtatorit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ky lajm eshte pergenjeshtruar menjehere nga ministri per policine ne Afriken e Jugut Nathi Mthethwa, i cili ka thene se nuk ka asnjë rrezik te njohur per Boterorin 2010. Mthethwa iu drejtua medias qe gjate fundjaves se fundit raportoi se Afrika e Jugut mund te jete shenjester e terrorizmit gjate ndeshjeve te Kupes se Botes, duke nënvizuar se vendi i tij ka nje plan shume te mire per sigurine. Zyrtaret irakene edhe me pare kishin paralajmëruar se Al –Qaeda po planifikonte sulme gjate Boterorit.

Forcat e sigurise atje arrestuan nje anetar te organizates terroriste, i cili pranoi se ishte perfshire ne organizimin e sulmeve gjate turneut te futbollit ne Afriken e Jugut. Por sipas Mthethwa, nje grup i inteligjences se shtetit afrikan u dergua ne Irak per te investiguar dhe nuk u gjet asgje qe evidentonte rrezik per sulme terroriste. Organizatoret e Boterorit 2010 kane bere te ditur gjithashtu se po bashkepunojne me te gjitha agjensite e inteligjences, por edhe me Interpolin per sigurne gjate zhvillimit te kompeticionit me te rendesishem te futbollit botëror.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›