E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flaka e lojërave olimpike shqiptare

1 qershori i Festes se femijeve ka konciduar edhe me nisjen e edicionit te trete te Lojrave Olimpike Speciale ne Shqiperi, ku femije me aftesi te kufizuara do te garojne ne disiplina te ndryshme sportive. Ashtu si ne vitet e meparshem ceremonia u zhvillua ne seline e presidences ne pranine e presidentit Bamir Topi, perfaqesueseve diplomatike te akredituar ne Shqiperi, atyre te fondacioneve, Komitetit Olimpik dhe sportiste te njohur. Ne fjalen e tij zoti Topi ka kerkuar me shume ndjeshmeri dhe solidaritet ndaj femijeve me aftesi te kufizuar.

"Deshiroj te jap nje apel per te gjithe perfaqesuesit e institucioneve, politikes, gjithe boten e biznesit, mbare shoqerine shqiptare per te rritur standardin e ndjeshmerise, te solidaritetit. Te jene me te motivuar, me te dashur, me te ndjeshem, me shume kontribues sepse keta njerez kane nevoje patjeter te mbeshteten", tha presidenti Bamir Topi. Pishtari me flaken olimpike u ndez nga kapiteni i kombetares shqiptare Altin Lala, ndersa iu dorezua olimpisteve speciale nga presidenti Topi.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›