E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 11.08.2010

Federata Botërore e Futbollit FIFA do të diskutojë në tetor për mundësinë e futjes së kamerave ekstra në portë. Këtë e bëri të ditur presidenti i FIFA-s, Joseph S. Blatter në një konferencë shtypi në Singapor. Bordi i FIFA-s, përgjegjës për rregullimin e lojës dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj, ka ftuar disa firma të prezantojnë teknologjitë e tyrë në këtë drejtim.

Kërkesat për mjete të reja teknike në portë u shtuan pas disa vendimeve të gabuara në Kampinatin Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Këtu përmendet ndeshja për finalet e 1/8-ave mes Gjermanisë dhe Anglisë, kur arbitri Jorge Larrionda mohoi një gol të pastër të futbollistit anglez Frank Lampard.

Autor: Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›