E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, miqësorja me Uzbekistanit, testi i fundit

Shqiperia do te zbrese sot ne oren 20:30 ne “Niko Dovana” te Durresit per ndeshjen miqesore kunder Uzbekistanit, qe eshte dhe testi i fundit per kombetaren kuqezi ne prag te eliminatoreve te Euro 2012 qe do te nisin ne muajin shtator. Kjo periudhe nuk eshte nga me te mirat per futbollistet shqiptare, shume prej te cileve ende nuk kane gjetur skuader, por tekniku Kuzhe nuk krkon alibi. Ne konferencen e fundit per shtyp Kuzhe ka bere te ditur se fitorja kunder Uzbekistanit eshte shume e rendesishme, pasi do te sjelle nje atmosfere pozitive ne prag te eliminatoreve.

Mungesa e Ervin Skeles ne mesin e fushes do ta detyroje trajnerin Kuzhe te improvizoje me formacionin qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare megjithse moduli 4-4-2 nuk do te ndryshoje. Nje rikthim i rendesishem eshte ai i Arjan Beqaj ne porte, nderkohe qe prpara tij do te rreshtohen Canaj, Curri, Dallku dhe Vangjeli. Rolin e fantazistin pritet ta marre Duro, qe dop te mbeshtetet ne mesin e fushes nga Bulku, Agolli dhe Muzaka. Detyra per te derguar topin ne rrjete do t’i besohet perseri dyshes Salihi-Bogdani.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›