Sporting e do Bajramin

Klubi i njohur portugez, Sporting Lisbon është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Elfsborgut, Emir Bajrami. Këtë e kanë bërë të ditur mediat suedeze, të dielën.
Sipas tyre, gjiganti nga Portugalia edhe gjatë verës që e lamë pas ka provuar ta blejë yllin kosovar, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Sporting Lisbon e ka kërkuar Bajramin edhe në muajin gusht. Por Elfsborg e ka refuzuar ofertën, ka konfirmuar agjenti i futbollistit, Jonas Svensson.
Sipas mediave suedeze, drejtuesit e Sportingut e kanë vëzhguar Bajramin gjatë vjeshtës në disa ndeshje. Po, ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme, theksoi Svensson.
Ndonëse klubi portugez, së fundi ka ndërruar trajnerin dhe menaxherin gjeneral, ai mendon se interesimi për mesfushorin kosovar ende është i madh.
Edhe vetë Bajrami nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Portugali. Madje, ai thotë se ky do të ishte një rast i shkëlqyeshëm për karrierën e tij.
E di interesimin e Sportingut, por unë dhe agjenti im patëm vendosur që mos të flasim për këtë publikisht. Ata më kanë parë në dy ndeshjet që i kam zhvilluar kundër ekipit portugez, Braga. Nëse gjithçka do të jetë mirë për mua dhe Elfsborgun, do të doja të provoj diçka të re. Do të ishte e shkëlqyeshme të luaj në Sporting, tha Bajrami.
Gjatë afatit kalimtar të verës, interesim për anëtarin e përfaqësueses U-21 të Suedisë kishin shprehur ekipi italian, Parma, ai gjerman, Borussia Monchengladbach dhe holandezët e Groningenit.