E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i gatshëm të marrë Ribery

Sipas mediave angleze, Chelsea planifikon të dërgojë ofertë në muajin janar në drejtim të Bayern Munichut për të marrë shërbimet e anësorit francez, Frank Ribery.
The Sun shkruan se klubi nga Stamford Bridge do të ofrojë shumë rekord për një transferim në Britani, 45 milionë puand, për francezin.

Klubi gjerman dje bëri të ditur se ata tashmë kishin refuzuar një mega-ofertë nga Chelsea për Ribery. Në anën tjetër Real Madrid besohet të ketë arritur një marrëveshje me Ribery, që ai t'i bashkohet klubit spanjoll gjatë verës së ardhshme.
Por burime të afërta me Ribery, 26-vjeçar, thonë se Chelsea i ka ofruar atij një kontratë të vlefshme 172 mijë paund në javë, që është rreth 1 milionë paund më shumë në vit se Reali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›