Sportistët me tatuazhet më të bukur, nga Beckam tek Maradona
Kemi menduar gjëra nga më të çuditshme, por vetëm Mario Balotelli mund të mendonte për Gengis Khan. Për çfarë po flasim? E thjeshtë farë, për tatuazhet, një dekorim i trupit që më shumë se kudo është i përhapur në botën e sportit. Futbollistë, baskebollistë, por jo vetëm këta. Sigurisht që edhe femrat. Ja kush janë sportistët me tatuazhet më të bukura.
Mario Balotelli
Kur luante me City-në në Angli, Balotelli për të festuar golin e parë sezonal në Britani vendosi të bënte një tatu të çuditshme me katër rreshta në gjuhën angleze: Unë jam ndëshkimi i Zotit. Nëse nuk do të kishit bërë mëkate të mëdha, Zoti nuk do të dërgonte një ndëshkim si mua mbi ju. Një frazë kjo e luftëtarit mongolez në 1200 Gengis Khan. Shumë modest djaloshi milanist…
Kevin Prince Boateng
Duke qëndruar tek futbolli kalojmë tek një milanist tjetër. Boateng tashmë është guru i tatuve, madje ka edhe një faqe në Facebook dedikuar tatuve dhe këshillon: Mos bëni tatu në brinjë, të dhemb shumë. I shkreti, le të ngushëllohet Melissa Satta.
Daniele De Rossi
Ka shumë në shpatulla në dhe në krah, por gjatë Europianit, mesfushori i Romës tërhoqi vëmendjen për një tatu të veçantë në pulpën e djathtë. Simbolizon një ndërhyrje me takë, gati një paralajmërim për kundërshtarët. Dhe me paraqitjet dhe grintën e tij e ka treguar se respekton shumë këtë tatu.
Zlatan Ibrahimoviç
Me kampionin suedez hyjmë në grupin e lojtarëve që e kanë mbushur trupin plot me tatu. Ndër tatutë më të njohura të të tij janë fraza: Vetëm Zoti mund të gjykojë dhe një dragua japonez. Nëse jeni fansa të Zlatan, dhe pak të çmendur si ai, nga pas edhe mund ti ngjani…
David Beckham
Ka trupin me tatu më të dashur nga të gjitha femrat e botës. Sir David, ndryshe nga lojtarët e tjetër që vënë simbole tribale, ka shumë vizatime në trup. Shumë rëndësi i jep familjes së tij. Disa nga tatuazhet në trupin e tij janë: një tatu me emrin e Victorias në gjuhën Hindi, emrat e tre fëmijëve të tij, numrin 7 me numra romanë dhe një frazë në gjuhën latine (Ut Amem et Foveam).
Maradona me dy tatuazhet politikë
Diego Armando Maradona E kush nuk e njeh futbollistin më të të talentuar të çdo epoke? Por ai është i famshëm edhe tatuazhin e tij me Che Guevarën në krahun e djathtë. Por El Pibe De Oro ka edhe tatu të tjera, mes të cilave ai me idhullin e tij politik, kubanin Fidel Castro: tatuazhi duket edhe në foto, ku Maradona ia tregon Lider Maximo tatuazhin në këmbë. Ekstrem në gjithçka, Diego e tregon edhe në tatuazhe
Mike Tysom
Mjaft me futboll, sepse edhe sportistët e fushave të tjera kanë tatuazhe të bukura. Dhe një ndër ish atletët që ka një tatu të bukur është edhe Majku i Hekurt, që është bërë i famshëm edhe për kafshimin e veshit të Evander Holyfield.
Federica Pellegrini
Për të mos u dukur maskilistë kalojmë tek tatuazhet e femrave. Na falni, por po japim një tatuazh që do të bëjë të lumtur çdo mashkull, sepse është shpallur edhe tatuja më e bukur e sportisteve femra. E kemi fjalën për notaren kampione italiane Federica Pellegrini. Ajo ka shumë tatuazhe në trup, por tatuja më i dashur nga tifozët (me shumicë meshkuj) është tatuja e saj në fundshpinë….