E Martë, 3 Nëntor 2026

Azgan Haklaj: Gazment Bardhi është Juda i PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj ka lëshuar akuza në drejtim të një prej eksponentëve të rëndësishëm të kësaj force politike duke e cilësuar atë si Juda në radhët e demokratëve.

Duke folur në studion e emisionit “3D”, Haklaj ka theksuar se kryedemokrati Lulzim Basha është spiunuar te ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal. Ndërsa theksoi se Gazment Bardhi ka mashtruar edhe vetë faktorin ndërkombëtar në vend.

 “Sa veta kanë shkuar te Charles McGonigal për të spiunuar z. Basha, sa bashkëpunëtorë kanë shkuar. E ke parasysh Darkën e Fundit të Krishtit, kush është Juda? Juda është Gazment Bardhi. Gazment Bardhi a shkoi në SPAK. Ai ka shpërdorur besimin e demokratëve të Shqipërisë dhe ka mashtruar në emër të komunitetit ndërkombëtar. Ata e përgënjeshtruan publikisht. A ka democrat sot në Shqipëri që i beson Gazment Bardhit”, ka theksuar Haklaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›