E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarime nën rrezet e diellit

29/03/10 13:19

Banorët zgjohen dhe shkojnë të shijojnë ditën me diell pranë pishinës. Ata bisedojnë me njëri-tjetrin për zhurmën e shkaktuar gjatë natës ku disa prej banorëve flinin, të tjerët bisedonin, luanin e qeshnin me tone të larta. Pas shakave dhe bisedave për zhurmën Kika fillon të bisedojë me Domenikën për disa nga shprehjet e kësaj të fundit në dhomën e rrëfimit dhe që u zbuluan gjatë spektaklit në një klip.
Kika i thotë Domit që ajo të sqarojë se përse e ka quajtur atë njeri që bën lojë dhe hipokrit. Domenika i thotë se ajo nuk e ka quajtur asnjëherë hipokrit, ndërsa përsa i përket klipit thotë se aty i është referuar më tepër qëndrimit të Kikës gjatë javëve në nominim. Domi i thotë Kikës se asaj i është krijuar përshtypja që ai kur është në nominim qëndron i qetë, ndërsa kur nuk është shpërthen dhe bëhet shumë aktiv. Kika i kërkon që të shpjegohet më tej dhe Domika i thotë se ndoshka ka qënë rastësi që Kika është kapur në debate me banorët e tjerë kur nuk ka qënë në nominim, ose është thjesht një përshtypje që asaj i është krijuar. Domenika thotë se ajo ashtu e ka menduar dhe e ka ndejrë që ta thoshte një gjë të tillë. Kika i thotë se ajo mund të mendojë çfarë të dojë dhe nuk ka asgjë të keqe që të shprehë atë që mendon.
Kika fillon që të sqarojë edhe fjalët që ka thënë ai për Domenikën. Ai thotë se është ndjerë i zhgënjyr nga Domenika si artiste. Ai thotë se Domenika si artiste nuk ka dhënë aq sa ajo mundet në shtëpi. Domika thotë se edhe ajo është nderë keq nga fjalët e Kikës. Kika thotë se ky është mendimi i tij edhe mund të jetë edhe i gabuar. Domika i thotë Kikës se ai është i vetmi person në jetën e saj që është shprehur në atë mënyrë aq të ashpër ndaj saj, pa e njohur plotësisht. Domenika thotë se nuk arrin që ta kuptojë Kikën sepse ai një herë shprehet ashpër, një herë sillet ndryshe dhe kjo bën që ajo të mos e kuptojë se çfarë mendon Kika në të vërtetë. Kika i thotë se situatat që janë krijuar në shtëpi janë nxitur nga disa banorë dhe ai mendon se një prej tyrë ka qënë edhe Domi. Domenika thotë se ajo nuk është e tillë dhe se nuk ka arritur që të ndikoj në mendimet e të tjerëve. Të dy vazhdojnë të bisedojnë për një kohë të gjatë për të sqaruar keqkuptimet dhe qartësojnë të thënat dhe mendimet që kanë ndaj njëri-tjetrit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›