çfarë ndodh në kantierin "Skënderbej"

Në ditën e dytë të punimeve nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej", kanë nisur tashmë punimet e para për ndërtimin e një dhome teknike pranë monumentit të Skënderbeut. Kjo dhomë teknike është projektuar të ndërtohet në një thellësi rreth 9 m nga niveli i sheshit në të cilën do të instalohen rezervuaret e ujit teknologjik dhe atij për vaditje si dhe pompat dhe pajisjet e nevojshme për funksionimin e shatërvaneve të sheshit të ri. Sipas Bashkisë së Tiranës në fazën e parë të projektit është parashikuar që të realizohen punimet e infrastrukturës inxhinierike nëntokësore në të gjithë sipërfaqen ku është parashikuar të shtrihet sheshi i ri "Skënderbej". Ku në këto punime janë parashikuar edhe ndërtimi i dy galerive të nëndheshme në të cilat do të perdoren për instalimin e të gjitha kabllove dhe tubacioneve që parashikohet të përshkojne sheshin në të dy drejtimet kryesore .Gjithashtu parashikohet dhe ndërtimi i disa kolektoreve për ujerat e zeza dhe të bardha që do të sistemojnë të gjitha derdhjet e institucioneve që janë të vendosura në periferinë e sheshit "Skënderbej" si dhe ujërat e të gjitha rrugëve që lidhen me sheshin.Si dhe gjatë kësaj faze do të bëhen edhe punimet për nënshtresat e sheshit të ri si dhe bazamentet e shatërvaneve dhe kanalizimet e tyre .Punimet kanë filluar me 28 Mars 2010 dhe parashikohet të zgjatin për një periudhë 9 mujore.