E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarohet Mourinho, del ne konferencë

 Jose Mourinho ka befasuar sot duke dalur në një konferencë për shtyp. Trajneri i Real Madridit i është përgjigjur shkrimeve të fundit se në skuadrën e tij ka përçarje mes lojtarëve.

”Marrëdhënia ime me klubin është e njejtë. Në skuadër nuk ka përçarje. Kur humbet një një ndeshje është normale të krijohet një situatë më ndryshe, por e rëndësishme është që skuadra duhet të vazhdoj të punojë. Gjykimet që tani janë të hershme, duhet të presim fundin e sezonit për të analizuar gjërat. Unë kërkoj nga lojtarët e mij që të jenë të butë. Para nesh kemi sfidën e radhës për kupë të ciilën duhet ta fitojmë” deklaroi Mourinho./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›