Sneijderi te Manchesteri?

Mesfushori holandez i Interit, Wesley Sneijder është pranë kalimit në Manchester United. Ylli i Inter, duket se nuk është pjesë e planeve të Stramaccionit, ndërsa vetë holandezi i ka thënë trajnerit se dëshiron largimin nga skuadra.
United mund ti ofrojë Sneijder një pagë prej 200 mijë funtash në javë, pagë e cila do ta bindte atë ti bashkohet skuadrës së kuqe nga Manchesteri. Në Inter ka filluar të bëhet reduktimi i pagave për disa lojtarë, gjë për të cilën nuk pajtohet asesi Sneijder./Indeksonline/