Srebrenicë, shteti holandez përgjegjës për vdekjen e 3 boshnjakëve
Një gjykatë apeli në Holandë mori vendimin se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e 3 boshnjakëve gjatë masakrës së vitit 1995 në Srebrenicë.
Gjykata vendosi që forcat holandeze të Kombeve të Bashkuara, të cilat po ruanin rajonin në atë kohë, në kuadrin e së ashtuquajturës zonë e sigurtë e OKB-së, nuk bënë sa duhet për të mbrojtur popullsinë myslimane të Bosnjes.
Gjykata tha se forcat holandeze ia dorëzuan të tre burrat ushtrisë serbe të Bosnjes. Gjykata mori vendimin që qeveria holandeze ti kompensojë familjet e tre burrave, megjithëse nuk është publikuar shifra e kompensimit. Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë në Srebrenicë, që njihet si masakra më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. (Voa)
