A ishte paketa e ndihmës për Greqinë antikushtetuese?
Ndërkohë që në Bruksel e në Athinë po luhen aktet e një drame, në Gjermani sot është hapur një front i ri.
Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe do të nisë të dëgjojë argumentet në tre raste ku është sfiduar roli i Gjermanisë në paketën e shpëtimit për Greqinë.
Brenda pak javësh pritet të ketë një vendim mbi faktin nëse pjesëmarrja e Gjermanisë në paketën e shpëtimit është kundër Kushtetutës.
Rreth 50 ankimime janë bërë në Kushtetuese, por vetëm 15 janë pranuar dhe nga këto tre do të dëgjohen formalisht.
Ndër ankimuesit janë një profesor jurisprudence, tre ekonomistë të njohur dhe një deputet i qendrës së djathtë.
Argumenti kryesor i tyre është se ndihma ka shkelur klauzolën e traktatit të BE kundër paketave të shpëtimit. Gjithashtu ata thonë se shkelen të drejtat e përgjegjësitë e Bankës Qëndrore Europiane. Ata thonë se traktati u ndalon atyre që të marrin përsipër detyrimet e një shteti tjetër. Sipas tyre, kështu po shkohet drejt një shteti evropian, duke u shkatërruar shteti gjerman.
Gjermania është kontribuuesja më e madhe në paketën e shpëtimit për Greqinë.