S’ ka zyrë Prishtina në Beograd

Oficeri ndërlidhës i Prishtinës do të vendoset në ndërtesën e delegacionit të BE në Serbi dhe ajo nuk do të jetë “kurrfarë zyre”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiq.
Mërkiq për ''Blic'' ka thënë se "autoritete e përkohshme në Prishtinë mund ta quajnë oficerin ndërlidhës si të kanë qejf. Mund ta quajnë ambasador apo përfaqësues nga kozmosi. E vërteta është se në lokalet e BE në Beograd do të punojë vetëm një njeri i cili do të jetë personi kontaktues për marrëveshjet teknike ".
Ministri serb ka theksuar se personi kontaktues “ nuk mund të ketë titull tjetër pos oficer ndërlidhës”./Indeksonline/