E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stapanica dëshiron t`i bashkohet Klinës

Të gjendur në mes të dy komunave, me një status të padefinuar, banorët e Stapanicës thonë se kanë mbetur në periferi të interesimit të pushteteve komunale të Malishevës dhe Klinës. Sipas kryetarit të Stapanicës, Tafil Guncati, janë 35 shtëpi të këtij lokaliteti që me dokumentacion dhe territor i takojnë komunës së Malishevës ndërkaq janë edhe rreth 80 shtëpi të tjera të të njëjtit lokalitet që i takojnë Komunës së Klinës, shkuan Koha Ditore.

Por derisa Tafil Guncati e përfaqëson Stapanicën si kryetar fshati dhe fshat më vete në Komunën e Malishevës në dokumentacionin e tij dhe të banorëve të tjerë të atyshëm figuron se ata janë banorë të Kijevës. Stapanica edhe në të kaluarën është llogaritë si lagje e Kijevës, ndërkohë që pas luftës

asaj nga Komuna e Malishevës i është dhënë emri Burim dhe në raportet e brendshme është llogaritur si fshat më vete, përderisa ky status nuk i është njohur nga UNMIK-u e as nga institucionet vendore qendrore për çka edhe nuk është arritur të futej në listën e fshatrave as në Statutin e Komunës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›