S’ka bombë në ETC

(E plotësuar) Policia e Kosovës bënë të ditur se edhe pas kontrollimit disa orësh në detaje të çdo pjese të qendrës tregtare ETC, nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë shpërthyes.
.....
Njësiti për de-minim te mjeteve shpërthyese, njësiti K-9 (me qen) dhe njësitet tjera policore, vazhdojnë të qëndrojnë në lokalët e ETC-së, duke e kontrolluar objektin pasi që dyshohet se në të ka bombë.
Sipas policisë, deri tani ende nuk është vërejtur asgjë e dyshimtë, mirëpo hetimet ende po vazhdojnë./Indeksonline/
---
Dyshimi për bombë në Qendrën Tregtare "ETC" në magjistralen Prishtinë-Fushë-Kosovë, ka bërë që Policia e Kosovës të evakuojë me urgjencë gjithë personelin dhe konsumatorët nga lokali.
Policia e Kosovës ende nuk ka konstatuar se ka apo jo mjet shpërthyes në lokal. Njësitet e specializuara kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./V.K./Indeksonline/