S’kemi çka të bisedojmë me Ashtonin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nuk kanë pse të takohen me shefen e diplomacisë Evropiane, Catherine Ashtonin për çështje të dialogut.
"Ne qysh në fillim ia kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Për çështjen e dialogut nuk kemi çka të bisedojmë me Ashtonin, as me Dacicin dhe as me Thaçin", ka thënë Selimi në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka hallin të takohet me Ashtonin.
"Ne nuk kemi interesin të takohemi me Ashtonin për çështjet që ajo vjen në Kosovë. Pra, ajo nuk ka punë me ne dhe s’ka pse të na takojë. Për këtë çështje nuk do të duhej të kishte punë as me subjektet tjera politike", ka thënë Selimi./Indeksonline/