Tërmet në Lindjen e Largët Ruse

Një tërmet ka goditur gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët Ruse.
Ministria e Emergjencave në Rusi ka thënë se dridhjet prej 5.6 shkallësh të Richterit nuk kanë shkaktuar viktima dhe as dëme të mëdha materiale.
Burimi i njëjtë ka thënë se epiqendra ka qenë rreth 840 kilometra në veri të kryeqytetit të rajonit, Petropavlovsk.
Ky rajon është njëra nga zonat më aktive sizmike në gjithë botën./Indeksonline/