E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stacioni hekurudhor ne Magonza te Gjermanise ne kaos

Hekurudhat gjermane janë bërë objekt kritikash kohët e fundit. Kjo për shkak të asaj që po ndodh në stacionin hekurudhor në Magonzë ku si pasojë e mungesës së personelit cdo gjë është paralizuar. Por nuk bëhet fjalë as për protestë dhe as për grevë. Pjesa më e madhe e personelit kanë nisur pushimet ndërsa të tjerët kanë marrë raporte mjekësore me pretendimin se janë sëmurë.
Udhëtarët kanë qenë të parët që kanë vujatura pasojat e këtij kaosi. Por sindikatat bëjnë të ditur se raste të tilla do të ketë dhe në zona të tjera të vendit si pasojë e shkurtimeve të vendeve të punës, dhe përpjekjeve për privatizimine këtij sektori që ka shkaktuar dhe rënie të cilësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›