Stadiumi i Romës "Totti Arena"!

Roma është në fazën e fundit të projektimit të stadiumit të ri. Skuadra nga kryeqyteti italian ka disa projekte që ka pranuar por se ende nuk ka vendosur për atë definitiv.
Në mesin e dilemave të Romës është edhe emërimi i stadiumit. Së fundi është propozuar që emri i stadiumit të ri të Romës të jetë "Totti Arena".
Kapiteni legjendar i skuadrës romake vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës ndërsa ka disa rekorde të thyera me Romën.
Totti në javën e kaluar është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Serie A./Indeksonline/