E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo: Si kam harruar fantazmat e Liverpoolit

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka deklaruar se ende nuk e ka harruar finalen e Stambollit kur Liverpooli e pati mposhtur ish skuadrën e tij, Milan. Pirlo tha se atë ndeshje, kundërshtarët i kujton sikur të ishin fantazma.

"Nuk do ta harroj asnjëherë atë ndeshje. Kam ende në kokë fantazmat e Liverpoolit që na morën titullin nga dora. Duhet të jetë një shembull i mirë edhe para ndeshjes me Celtic. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Po të humbim me Celtic do të ishte një nga humbjet më të hidhura në histori të skuadrës" deklaroj Pirlo./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›