Stadiumi nje pikepyetje per Dinamo-Bylis

Drita jeshile per nisjen e pushimeve eshte dhene nderkohe qe ne te ishte parashikuar te luhej te dielen ne oren 14.30 ndeshja Dinamo-Bylis.
Por zhvillimet e diteve te fundit kane komplikuar situaten. Drejtuesit e Dinamos ende nuk e kane pasur te qarte nese do te ishte e mundur qe edhe ndeshja e se dieles ndaj ballshjoteve te luhej ne Qemal Stafa impiant i cili eshte edhe alternativa e pare per kete sfide.
Varianti tjeter eshte ne stadiumin Selman Stermasi. Por nese do te mbetet e vlefshme vetem alternativa e dyte edhe aty nuk mungojne problemet. Ne fakt ka nje perplasje pasi te dielen eshte parashikuar te luhet aty dhe Partizani-Vlora. Por dinamovitet jane te sigurt se nese nuk luhet ne Qemal Stafa do te luajne ata te dielen ne Selman Stermasi. Megjithate per momentin asgje nuk eshte e sigurt. Sot pritet te vendoset gjithcka.