E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafeta 4x400 eliminohet Xhamajka e Bolt

Ëndrra e Xhamajkës për të marrë nga duart e amerikanëve stafetën e tyre të preferuar, atë 4x400, u ndërpre në mes ditën e enjte, pas dëmtimit të një prej atletëve në kualifikuese.

Eliminimi i Xhamajkës privon edhe Usain Bolt nga mundësia që të garonte në këtë garë, ndonëse rekormeni i botës në sprint dhe 200 metra nuk merr pjesë zakonisht në një xhiro të plotë rreth pistës.

Ekipi i stafetës së ishullit të ndodhur në Karaibe pritej që të fitonte lehtësisht stafetën, por Gonzales, i rikthyer së fundmi nga një dëmtim, pësoi një tërheqje gjatë xhiros së tij, duke mos mundur të dorëzonte stafetën tek shoku i tij.

Kjo bëri që Xhamajka të eliminohej, duke lënë në finale amerikanët me statusin e superfavoritëve.

Bolt, njeriu më I shpejtë në botë, kishte thënë të mërkurën se po mendonte seriozisht të merrte pjesë edhe në stafetën 4x400.

Në Pekin, ai fitoi tre medalje të arta, në 100, 200 dhe 4x100 metra, arritje që ka nisur ta mbrojë me suksesin e ri në 100 metra, më parë gjatë javës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›