E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet anija romake

Në Detin Ligur, afër qytetit italian Vareze, një ekip zhytësish italianë ka zbuluar një anije, për të cilën besojnë se është e vjetër afro 2,000 vjet, njoftoi të mërkurën televizioni BBC.

Në këtë zonë peshkatarët lokalë në vazhdimësi gjenin mbetje të objekteve të punuara nga argjila, dhe kjo e shtyri ekipin e zhytësve policorë për t’u nisur në ekspeditë kërkimore.

“Është interesant që anija është pothuajse e paprekur. Besojmë se ajo është ndërtuar diku mes vitit të dytë para erës së re”, deklaroi Francesco Scilardi, nënkolonel i zhytësve policorë. Sipas tij, shtresat e rërës duket se kanë shërbyer si njëlloj konservuesi për anijen.

Supozohet se anija udhëtonte nëpër rrugët tregtare që lidhnin Spanjën dhe Italinë e sotme qendrore , dhe se transportonte amfora me verë, peshq, grurë dhe vaj.

Grupi i zhytësve që zbuluan anijen pohon se është e pamundur nxjerrja e saj në breg, meqenëse ky do të ishte një operacion tejet i shtrenjtë dhe i komplikuar.

Zona ku u gjet anija është siguruar nga policia, dhe aty është ndaluar peshkimi, notimi dhe lundrimi. I mbetet autoriteteve italiane të vendosin për hapat e mëtutjeshëm lidhur me anijen e zbuluar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›