E Shtunë, 31 Tetor 2026

Predatori tinzar seksual

Regjisori, Alfred Hitchcock, ishte “njeri i ligë dhe një predator i deformuar seksual”, deklaroi aktorja amerikane Tippi Hedren, ish-aktore kryesore në filmave e tij, “Shpendët” dhe “Marni”.

Aktorja që sot ka 82 vjet, dhe që njihet si e ëma e aktores Melany Griffit, e ka përshkruar raportin e saj problematik me Alfred Hitchcock, i cili aktualisht po përpunohet për nevojat e filmit biografik të Hitchcock, që po xhirohet nga televizioni HBO, njoftojnë mediat amerikane.

Tippi pohon se Hitchcock ishte aq agresiv dhe i tërbuar, saqë, po të vlenin atëherë ligjet e sotme kundër keqtrajtimit seksual, sot ajo “do të ishte një grua shumë e pasur”. MNga ana tjetër, ajo regjisorin e famshëm e përshkruan edhe si “një personazh tejet të dhimbshëm”.

“Ne këtu po flasim për një tru që vërtet ishte gjenial, por edhe i lig e i deformuar dhe, pothuajse skajshmërisht i rrezikshëm, sepse Hitchcock shfaqte kishte një ndikim jashtëzakonisht të madhe tek njerëzit që nuk dyshonin fare në karakterin e tij”, thotë ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›