E Diel, 1 Nëntor 2026

Stafi administrativ i FSHF-së dhuron gjak për fëmijët talasemikë, bashkohet edhe stafi teknik i Kombëtares

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizoi një ditë të dedikuar për dhurimin e gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Pjesëmarrës në këtë nismë humanitare ishin punonjës të administratës së FSHF-së, si dhe stafi teknik i Kombëtares Shqiptare, përfshirë trajnerin Silvinjo, Doriva, Ervin Bulku dhe doktorin e Kombëtares, Gianluca Stesina.

Ata iu bashkuan kauzës së rëndësishme për të dhuruar gjak dhe për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Federata e Futbollit synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të shtrihen në të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

1 nga 5

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›