E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar, Forcat e Armatosura në kërkim të trupit të 42-vjeçarit të humbur pranë kanioneve

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot se që prej orës 11:30, specialistët e Xhenios kanë nisur aksionin për zhbllokimin e aksit rrugor Uji i Zi – Tozhar, në territorin e bashkisë Poliçan.

Paralelisht, vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në terren për kërkimin e trupit të personit të humbur pranë kanioneve të Skraparit.

Në këtë operacion janë përfshirë: regjimenti i Poshnjes, me 12 efektivë, 2 mjete dhe 2 varka; Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS), Tiranë, me 12 efektivë, të pajisur me dron për kërkim dhe vëzhgim ajror.

Forcat e Armatosura po veprojnë në koordinim të plotë, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim përballimin e situatës dhe përfundimin me sukses të operacionit.

Autoritetet mbeten në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Ilir Kurti, 42 vjeç, nga Skrapari dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të kanioneve të Osumit në Skrapar.

1 nga 5

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›