E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen karburantin vihen ne pranga dy te rinj

E perditesuar - Policia e Durresit ka arrestuar ne oret e pasdites 2 grabites te dyshuar. Sipas nje njoftimi te bere rreth ores 1600 strukturat per Hetimin e Krimeve Ndaj Prones Durres ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise Shijak si dhe me Prokurorine e Rrethit beri te mundur ndalimin e dy shtetasve Elsid Beja 22 vjec banues ne Koxhas dhe Mentor iku 29 vjec banues ne Sukth. Sipas policise te dy keta shtetas rezultojne se rreth ores 04.50 te dates 25 prill 2011 jane afruar prane pikes se karburantit Alpet ne autostraden Tirane-Durres per te realizuar grabitjen ne fjale. Paraprakisht dyshohet se grabitesit kane perdorur dhune fizike ndaj personit qe punonte si roje prane kesaj pike karburanti ku dhe kane vjedhur nje shume prej 5 milion lekesh te vjetra.

Policia beri me dije se eshte duke u punuar ne rruge opeartive per gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale si dhe ne drejtimin e identifikimit te personave te tjere te mundshem te perfshire ne ngjarje.

Njoftimi i dhene per shtyp thekson se pas kryerjes se veprimeve hetimore e proceduriale materialet per vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›