E Diel, 1 Nëntor 2026

Stafi i bankave, më i godituri nga kriza në Qipro

Gazeta Shqip

laiki1Kanë blerë aksione që tashmë janë të pavlera, janë duke humbur vendin e punës dhe frika më e madhe është se mund tu konvertohen në aksione të pasigurta edhe paratë e skemës së pensioneve

William Kremer

Kursimtarët në Qipro janë shumë të zemëruar me bankat e tyre, por stafi i bankës, tashmë të falimentuar, Laiki, duket se është dëmtuar më shumë se të gjithë. Shumë prej tyre patën marrë para hua për të blerë aksione në bankë, të cilat sot janë të pavlera, dhe tashmë kanë frikë se do të humbasin si kursimet, ashtu edhe vendin e punës.

Diçka të tillë nuk ia uron dot as armikut më të keq, thotë Andreas Chrysafis. I gjithë ky ankth, duke parë stafin tënd kaq të dëshpëruar dhe fëmijët që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Si të gjithë të tjerët në Qipro, Chrysafis kaloi shumë orë duke mbajtur radhë para ATM-ve përgjatë javës së fundit. Fakti që ai vetë ishte menaxher te një nga bankat e Qipros në qendër të krizës, nuk e ndihmoi shumë. Ndërsa bankat qenë të mbyllura dhe pompat e benzinës nuk pranuan më karta krediti për pagesë, mbajtja e radhëve në ATM u bë një punë e përditshme.

Të gjithë po mendojnë vetëm për veten e tyre, thotë ai. Secili duhet të gjejë sesi të ushqejë familjen, sesi të dërgojë para për fëmijët që janë studentë, sesi të paguajë shkollat.

Gjatë kësaj periudhe të çuditshme, para se bankat të rihapeshin, malli më i paktë në Qipro ishte simpatia për të tjerët dhe veçanërisht për menaxherët e bankave të falimentuara.

laiki1 laiki qipro1 rradhe ne banke Andreas Chrysafis qipro

Askush nuk shqetësohet për ne, thotë Chrysafis. Ata na kanë akuzuar se kemi fituar shumë para, se kemi pasur paga të larta, ata thonë se ne jemi të këqijtë.

Një 53-vjeçar i veshur mirë dhe me syze dielli të shtrenjta, Chrysafis, nuk duket shumë si një njeri i dëshpëruar dhe me të vërtetë, nuk është ende i tillë.

Por kolegët e tij në bankën Laiki tashmë kanë humbur vendet e punës. Laiki, e njohur gjithashtu në Qipro si Banka Popullore, u nda më dysh si pjesë e marrëveshjes së shpëtimit, një pjesë e mirë dhe një pjesë e keqe. Të gjitha depozitat mbi 100 mijë euro u kaluan te pjesa e keqe, ndërsa ato nën 100 mijë, si dhe shumica e aseteve të mira, do të transferohen te Banka e Qipros.

Një menaxher i lartë i teknologjisë së komunikimit, Chrysafis, do të transferohet gjithashtu së bashku me 2300 punonjës të Laikit te Banka e Qipros, por e ardhmja është shumë e pasigurt.

Banka e Qipros sakaq ka punëtorë me tepri; pse do të duhet të na mbajnë ne dhe jo njerëzit e tyre?, pyet ai.

Nuk është e ekzagjeruar të thuash se Laiki ka qenë e gjithë jeta e Chrysafis. Ai ka punuar aty për 28 vjet. Nëna dhe kunata e tij punonin gjithashtu në bankë dhe ai takoi bashkëshorten e tij për herë të parë pikërisht aty.

Kjo nuk është e pazakontë në Qipro, ku sektori financiar realizon 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbyllja e bankës së dytë më të madhe në ishull, është njësoj si të mbyllësh minierën për një qytezë minerare.

Përveç pasigurisë në punë, financat e familjes Chrysafis janë shumë të ekspozuara ndaj krizës në shumë mënyra.

Si punonjës ne u detyruam jozyrtarisht, na thanë se ishte një gjë e mirë, të blinim aksione te banka jonë në mbështetje të bankës sonë, shpjegon Andreas.

Kunata e tij, Fadoula Voskou, mban mend sesi iu bë presion që ti mbante aksionet e saj edhe se po bëhej e qartë se Europa po hynte në krizë borxhesh.

Drejtori na thirri në një dhomë të vogël konferencash dhe na tha se nuk do të ishte shumë… mirë, nuk do të dukej bukur në rezymenë tonë nëse ne i shisnim aksionet, thotë ajo.

Voskou më vonë mësoi se i njëjti drejtor i pat shitur aksionet e veta shumë pak ditë pas kësaj bisede. Por një çështje akoma më shqetësuese për familjen sesa aksionet e pavlera, është paraja që ata morën hua për ti blerë ato aksione, rreth 70 mijë euro, të cilat nuk janë të pavlera, duhet të paguhen.

Këto kredi qenë emetuar nga vetë Laiki, por borxhi tashmë është transferuar te Banka e Qipros. Bashkëshortja ime kaloi disa ditë me radhë duke qarë dhe duke thënë: Pse duhet të paguajmë ne dhe jo ata? thotë Andreas.

Javën e kaluar u zbulua në median greke se Laiki, Banka e Qipros dhe Banka Helenike, u falën miliona euro kredi kompanive, autoriteteve vendore dhe politikanëve të ndryshëm.

Dhe mbi të gjitha, është çështja e fondit të pensioneve të Laikit. Andreas dhe Thenia kanë aty rreth 650 mijë euro së bashku. Javën e kaluar, pas kërkesave nga sindikatat, Presidenti Nicos Anastasiades premtoi se të gjitha përpjekjet do të bëhen për të siguruar paratë e pensioneve.

Por një thashethem po përhapet mes ish-punonjësve të Laikit, se pensionet e tyre, së paku pjesërisht, do të konvertohen në aksione te Banka e Qipros. Megjithëse kjo bankë është e garantuar tani për tani, disa mendojnë se ka pak gjasa që ajo të mbijetojë në rast se kufizimet për tërheqjen e depozitave do të hiqen. Thashethemet po shkaktojnë zemërim të vazhdueshëm.

Mbyllja e bankës së dytë më të madhe në ishull, është njësoj si të mbyllësh minierën për një qytezë minerare. Përveç pasigurisë në punë, financat e familjes Chrysafis janë të ekspozuara ndaj krizës në shumë mënyra

Drejtori na thirri në një dhomë të vogël konferencash dhe na tha se nuk do të ishte shumë… mirë, nuk do të dukej bukur në rezymenë tonë nëse ne i shisnim aksionet, thotë ajo. Vetë drejtori i shiti aksionet e veta pak ditë më pas

Stafi i bankave, më i godituri nga kriza në Qipro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›