E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet ministri i ri i Shëndetësisë, Halim Kosova

Gazeta Shqip

Takimi 

Pas betimit në Presidencë, java është mbyllur me ndryshime në Dikasterin e Shëndetësisë. Ashtu siç bëri rreth 10 muaj më parë ish-kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili, edhe Vangjel Tavo ka pritur me buzëqeshje kolegun, zëvendësues në postin e ministrit.

Kreu i ri i Shëndetësisë, Halim Kosova, është prezantuar dje në mesditë me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë. Prezantimi është kryer nga zv/kryeministri Myqerem Tafaj në prani të dy zv/ministrave të Shëndetësisë. Gjatë prezantimit i pranishëm ka qenë dhe ish-ministri Vangjel Tavo.

Ministri Kosova, pjesë e elitës mjekësore shqiptare, njihet si një ndër menaxherët e suksesshëm me një përvojë shumëvjeçare në krye të maternitetit Mbretëresha Geraldinë.

Kontaktet me pacientët, informacioni i shkëmbyer me ta do të përfaqësojnë fuqinë e ndryshimit, tha kreu i ri i shëndetësisë. Për ministrin e ri të Shëndetësisë, Halim Kosova, kjo është një bindje e krijuar nga një përvojë e gjatë dhe e suksesshme si drejtor i një prej institucioneve shëndetësore më të vjetra dhe të rëndësishme të vendit maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Ndaj kjo do të jetë dhe motoja e punës në krye të Dikasterit të Shëndetësisë.

Prezantohet ministri i ri i Shëndetësisë, Halim Kosova burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›