Zgjedhjet presidenciale dhe besueshmeria e anketave
Anketat me te fundit te opinionit, tregojne se kandidati presidencial demokrat, Barak Obama, kryeson ndaj rivalit te tij republikan, Xhon Mekein. Pyetja qe po shtrohet gjithnje e me dendur eshte se sa mire i pasqyrojne anketat sjelljet e votuesve. Kjo pyetje merr rendesi te vecante kete vit, kur kemi nje zgjedhje te paprecedente ne historine politike amerikane. Qendra kerkimore "Peu", nje organizate shume e respektuar qe merret me hulumtimin e opinionit, ne anketen me te fundit i jepte Barack Obames nje kryesim prej 16 pikesh karshi rivalit te tij, kandidatit presidencial republikan, Xhon Mekein. Anketat e tjera te opinionit, organizuar nga te tjera qendra hulumtuese, i japin Obames nje avantazh prej 5-9%. Kandidati demokrat prej javesh eshte favorit i qarte per fitoren e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kjo ka bere qe shume media te perdorin togfjalesha te tille si "zgjedhje historike" apo "furtune e Partise Demokratike". Madje, nuk kane munguar as ata qe thuajse e kane pranuar hapur se zgjedhjet e javes se ardhshme tashme jane nje ceshtje e mbyllur. Mekein krijoi kryetituj fundjaven e shkuar, duke deklaruar se anketat e opinionit nuk jane te besueshme. "Nuk jam dakord me konkluzionet e tyre, sipas te cilave une jam 11, 12 apo 14% pas. Ne kemi anketat tona, por edhe anketa te tjera, si ato te bera nga Zogby, qe tregojne se ne jemi vetem 3-4% pas", tha Mekein gjate programit "Meet the Press" te NBC-se. Diten e zgjedhjeve me 4 nentor, nje numer faktoresh mund te ndikojne qe t'i nxjerrin te gabuara anketat e opinionit.
Votimi
Mekein dhe Obama kane punesuar nje ushtri prej mijera avokatesh qe do te jene te gatshem diten e votimit, nese ceshtje ligjore apo parregullsi dalin ne shesh. "Eshte teper optimiste te mendosh se 130 milione njerez do te votojne pa shkuar asgje gabim", u shpreh nje votues.
Votimi
Mekein dhe Obama kane punesuar nje ushtri prej mijera avokatesh qe do te jene te gatshem diten e votimit, nese ceshtje ligjore apo parregullsi dalin ne shesh. "Eshte teper optimiste te mendosh se 130 milione njerez do te votojne pa shkuar asgje gabim", u shpreh nje votues.