E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, Karzai pritet të takohet me Zardarin

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe homologu i tij pakistanez, Asif Zardari pritet të takohen sot në Stamboll ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.

Zyrtarët turkë shpresojnë që bisedimet t`u mundësojnë të dyja palëve të ndërpresin akuzat mes tyre lidhur me sulmet e militantëve.

Zyrtarët afganë akuzojnë agjensinë e shërbimeve sekrete pakistaneze për mbështetjen e talebanëve dhe të rrjetit Hakani.

Kreu i ushtrisë pakistaneze, gjeneral Ashfak Kajani, do të takohet gjithashtu, për të gjashtën herë, me homologun e tij afgan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›