E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga viti 2002, 350 mijë serbë më pak

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka ngritur një shqetësim të madh për këtë shtet. Krahasuar me vitin 2002, në Serbi tani jetojnë deri në 350.000 njerëz më pak.

Rezultatet preliminare nga regjistrimi i popullsisë këtë vit kanë alarmuar serbët.

Sipas këtyre rezultateve, rënia më e madhe e popullsisë është në lindje. Ndërkohë, pjesa perëndimore e vendit, si Beogradi, Novi Sadi dhe Novi Pazar, kanë shënuar rritje rekorde të popullsisë, raporton B92.

Nga ana tjetër, me gjithë deklarimin e shqiptarëve se do të bojkotojnë regjistrimin, sipas Entit të Statistikave të Serbisë, në bazë të këtyre rezultateve janë regjistruar rreth 4000 shqiptarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›