Ban Ki Moon i shqetësuar për rritjen e popullsisë në botë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka paralajmëruar liderët botërorë se do të përballen me protesta për çështjen e pabarazisë.
Duke folur për dallimet e mëdha ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, Ban Ki Moon ka theksuar se në botë ka më shumë se një miliardë njerëz vuajnë nga uria, dhe për këtë “ka kontradikta të tmerrshme”.
Ditë më parë, në Manila të Filipinëve u lind një vajzë që mendohet se është banori i 7 miliardë në botë.