Zgjidhen 18 akademiket e rinj te Shqiperise
TIRANE - “Odiseja” e perzgjedhjes se anetareve te rinj te Akademise se Shkencave te Shqiperise ka perfunduar paraditen e djeshme, kur u shpallen edhe 18 emrat e akademikeve te rinj te Shqiperise. Sipas kryetarit aktual te Akademise se Shkencave, Teki Bicoku: “Ne mbledhjen e komisionit perzgjedhes, te mbajtur me 26 korrik, ku moren pjese te gjithe anetaret e komisionit, pas diskutimeve te gjata dhe votimit te fshehte, u zgjodhen 20 anetaret e rinj te akademise”. Dy prej te cileve jane personalitete te letrave, shkrimtari Fatos Kongoli dhe poeti Xhevahir Spahiu. Por, c’do te ndodhe pas kesaj ne Akademine e Shkencave, institucion i cili ka qene ne qender te debateve per me se 2 vjet, qe prej momentit kur nisi reforma e shumeperfolur. Pritet muaji shtator te vendose edhe per tre emrat e anetareve te perhershem te akademise, te cilet do te perzgjidhen mes emrave te akademikeve qe kane mbushur 75 vjec. Per te vijuar me pas me perzgjedhjen e emrave te 15 akademikeve te asociuar, te cilet padyshim qe kane status te ndryshem nga ai i anetareve te rregullt te akademise. Kjo reforme ne Akademine e Shkencave ka qene jo pak e perfolur per nderhyrjen e politikes ne te, ndaj edhe natyrshem lind pyetja, nese ka pasur apo jo nderhyrje te politikes ne perzgjedhjen e ketyre 18 anetareve te rinj?! Kjo duke mbajtur parasysh faktin se krijimi i Komisionit Perzgjedhes ka marre OK nga Keshilli i Ministrave. Akademik Gudar Beqiraj, kryetar i komisionit, u shpreh, pas shpalljes se 18 akademikeve te rinj, se “nuk ka pasur asnje nderhyrje nga politika per emrat e akademikeve”. Ku ka zgjedhje dhe “konkurrim” ka perhere te pakenaqqur! Me gjase keshtu do te ndodhe edhe ne kete proces te zgjedhjeve te anetareve te rinj te akademise. Por duket se ata s’do te kene asnje mundesi ankimimi, pasi, sipas Beqirajt: “Ligji nuk lejon asnje hapesire per ankimim. Per me teper, pjesa me e madhe e anetareve te komisionit kane qene te huaj dhe ka me pak mundesi per ankimime”. Mbledhja Kryesise se ASH-se do te miratoje edhe statusin, qe do te kete ky institucion i rendesishem i shkences shqiptare, por qe me ligjin e ri “Per Akademine e Shkencave te Shqiperise” eshte vete honorifik. Kjo pasi institutet shkencore, tani disa jane nen kupolen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe disa prej tyre te “mbeshtjella” ne Qendren e Studimeve Albanologjike, qe serish eshte nen tutelen e MASH-it. Radha me pas eshte e kryetarit te akademise, i cili, pasi te zgjidhet nga Kryesia e ASH-se, duhet te marre miratimin e Presidentit te Republikes. Anisa Ymeri
Shtate anetaret e mbetur te Akademise se Shkencave:
Ismail Kadare
Farudin Hoxha
Gudar Beqiraj
Eduard Sulstarova
Jani Thomai
Jorgo Bulo
Dhimiter Haxhimihali
Personalitet te krijimtarise letrare
Fatos Kongoli
Xhevahir Spahiu
18 anetaret e rinj Akademise jane:
Fusha gjuhe-letersi
Floresha Dado
Kolec Topalli
Bahri Beci
Fusha histori-arkeologji-gjeografi
Apollon Bace
Beqir Meta
Muzafer Korkuti
Fusha antropologji
Albert Dodja
Fusha filozofi-sociologji-ekonomi-drejtesi
Artan Fuga
Fusha e arteve dhe shkencat per sportin
Vaso Tole
Fusha matematike-informatike
Neki Frasheri
Fusha kimi-fizike
Froran Vila
Arben Merkoci
Fusha shkenca mjekesore
Adnan Kastrati
Bashkim Resuli
Besim Elezi
Fusha shkenca inxhinierike
Jorgaq Kacani
Salvatore Bushati
Fusha shkenca bujqesore, ekologjike dhe biologjike
Jani Vangjeli
Shtate anetaret e mbetur te Akademise se Shkencave:
Ismail Kadare
Farudin Hoxha
Gudar Beqiraj
Eduard Sulstarova
Jani Thomai
Jorgo Bulo
Dhimiter Haxhimihali
Personalitet te krijimtarise letrare
Fatos Kongoli
Xhevahir Spahiu
18 anetaret e rinj Akademise jane:
Fusha gjuhe-letersi
Floresha Dado
Kolec Topalli
Bahri Beci
Fusha histori-arkeologji-gjeografi
Apollon Bace
Beqir Meta
Muzafer Korkuti
Fusha antropologji
Albert Dodja
Fusha filozofi-sociologji-ekonomi-drejtesi
Artan Fuga
Fusha e arteve dhe shkencat per sportin
Vaso Tole
Fusha matematike-informatike
Neki Frasheri
Fusha kimi-fizike
Froran Vila
Arben Merkoci
Fusha shkenca mjekesore
Adnan Kastrati
Bashkim Resuli
Besim Elezi
Fusha shkenca inxhinierike
Jorgaq Kacani
Salvatore Bushati
Fusha shkenca bujqesore, ekologjike dhe biologjike
Jani Vangjeli