E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll, i jepet lamtumira aktivistëve propalestinez. Protesta kundër Izraelit

Dhjetëra mijëra demonstrues në Stamboll i kanë dhënë lamtumirën e fundit nëntë aktivistëve të flotës humanitare të vrarë pas sulmit në Gaza. Me parulla kundër Izraelit dhe pro Hamasit radikal-islamist, arkivolët e mbuluar me flamujë turq dhe palestinezë u përcollën në krahët e turmës. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme amerikane në sulmin ushtarak izraelit është vrarë edhe një qytetar amerikan.

Edhe në Gjermani aktivistët e flotës së solidaritet raportuan për veprim brutal dhe pa asnjë përfillje të trupave izraelite. Protesta kundër Izraelit u zhvilluan edhe në Paris, Athinë, Sarajevë dhe Tuniz. Vendet anëtare të Ligës arabe ndërkohë janë shprehur për një thyerje të bllokadës së Izralit në Gaza "me të gjitha mjetet."

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës arabe, Amr Musa tha pas një takimi urgjent në Kajro: "Pushtimi i Gazës ka qenë në qendër të diskutimeve dhe pika kryesore e rezolutës sonë do të jetë si ta thyejmë bllokadën, dhe jo thjesht si ta trajtojmë atë." Liga Arabe së bashku me Turqinë duan të paraqesin në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë që i kërkon Izraelit heqjen e menjëhershme të bllokadës në Gazë.

Një anije irlandeze me ndihma humanitare do të marrë në bord gazetarë dhe personalitete të tjera para se të marrë drejtimin në Rripin e Gazës.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›