E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, brenda 20 viteve dyfishohet numri i tumoreve

Shqiperia renditet ne listen e vendeve qe kane shifra te larta te pacienteve, qe vuajne nga tumoret. 20 vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem numri i pacienteve qe vuajne nga lloje te ndryshme te tumoreve, duke e dyfishuar ate, krahasuar me vitet para '90. Shefi i sherbimit te Onkologjikut ne QSUT, thote se diagnostikimi i hershem i pacienteve, eshte nje nga prioritetet e strukturave te shendetesise.

"Nga viti '90 deri ne vitin 2010 ne kemi dyfishim te rasteve me kancer ne Shqiperi. Si ne mbare boten dhe ne vendin tone, nuk bejne perjashtim te meshkujt kanceri qe prek me teper eshte kanceri i mushkrive dhe te femrat kanceri i gjirit", tha Agim Sallaku, shef i sherbimit te onkologjise.

Problematike, mbetet dhe vdekshmeria pasi mungon sensibilizmi i qyetareve, shpreht shefi i onkologjikut. "Vdekshmeria vazhdon te mbetet e larte sepse fatkeqesisht ende popullsia shqiptare nuk eshte ndergjegjesuar sic duhet qe kanceri nuk eshte me nje fatalitet por nje semundje qe mund te sherohet, dhe mund tju them qe sot ne bote, rreth 50 per qind e rasteve me kancer mund te sherohen ose te kene mbijetesa jashte mase te gjata", vijoi ai.

Keto deklarata u bene gjate nje konference ne pranine e kryetari te komsionit te shendetsise Tritan Shehu, i cili u shpreh se vitin e ardhshem ne Shqiperi, do te mbahet konferenca me e rendesishme, e kontrollit te kancerit e cila organizohet nga taskforce e Mesdheut, per kontrollin e tumoreve.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›