E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pastrohet kapela bizantine

Në mozaikun mural të amfiteatrit te Durresit ka nisur një proces restaurim-pastrimi ku kapela bizantine që daton ne shekullin e peste dhe qe eshte mjaft e rralle, po pastrohet me qellim qe te dalin ne pah ngjyrat dhe vecorite e saj.Dy arkeologe-restauratore te drejtorise rajonale te monumeteve dhe institutit te monumenteve te kultures kane nisur punen prej disa ditesh ne kete mozaik.Kledi Zguro, nje nga arkeologoet restauratore shprehet se mozaiku kishte humbur shkelqimin per shkak te papastertive dhe algave qe kishin mbuar pjese te tij gjate sitines se dimrit.

"Eshte nje bashkepunim i Institutit te Monumenteve te Kultures, ne drejtimin e zotit Agron Islami, qe eshte dhe shefi i sektorit te artit dhe nje nderhyrje konservuese, pastruese, sidomos e cila synon me shume permiresimin e imazhit estetik te mozaikut mural te kapeles bizantine ne amfiteatrin e Durresit", tha Kledi Zguro, Arkeolog Restaurator.

Mozaiku ne fjale është edhe një fakt historik i rëndësishëm pasi vërteton se amfiteatri i shekullit te dyte behet i riperdorshem ne shek e 5. Per kete mozaik ka disa hipoteza njëra që figurat e ndertuara mund te jene shenjtorë,dhe tjetra që ai i dedikohet perandorit bizantin Aleksander,ndersa mbishkrimet ne gjuhen greke i dedikohen pikërisht atij.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›