E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli goditet rëndë nga përmbytjet

“Zaman” raporton se disa lagje të metropolit turk janë plotësisht të përmbytura nga uji, dhe një situatë e tillë pritet të vazhdojë deri nesër.

Autoritet vendase kanë vënë në dispozicion shumë varka shpëtimi, ndërkohë që shtabi i emergjencave ka dërguar edhe helikopterë ushtarakë.

Që nga dita e djeshme këto forca kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 1 mijë persona që ndodheshin në rrezik për jetën. Në disa zona të Stambollit është ndërprerë edhe shërbimi telefonik i lëvizshëm, duke vështirësuar kërkimet e personave të zhdukur.

Dëmet nga përmbytjet llogariten në miliona dollarë, ndërkohë që drejtuesit e bashkisë së Stambollit i bëjnë thirrje banorëve të eliminojnë lëvizjet e panevojshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›