E Diel, 1 Nëntor 2026

Standard i ri i teknologjisë së avancuar në rikonstruksionin e ligamentit në spitalin “Memorial”

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction).

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se kjo është e para ndërhyrje e këtij lloji në një spital publik në vend, duke shtuar se kjo ndërhyrje përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar, të mundësuar falë përdorimit të artroskopit.

Rama i ka shprehur mirënjohjen ekipit shqiptaro–turk, mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla, si edhe ekipit anesteziologjik të drejtuar nga Dr. Edison Taraj, infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj.

Spitali Rajonal Memorial Fier është e para strukturë spitalore ku është pilotuar autonomia menaxheriale ku investimet dhe stafi i kualifikuar janë bërë pikë reference për gjithë rajonin e jugut të vendit.

Spitali ka kapacitet 150 shtretër dhe ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›