StandardPoors rrit vleresimin per Greqine

Standard& Poor’s ka rritur vlerësimin për Greqinë. Pas disa viteve në radhë, të mësuar me informacione negative mbi Greqinë, më në fund agjencia amerikane e vlerësimit të kreditit, surprizon me një lajm pozitiv mbi vendin Helen. Suksesi që qeveria greke realizoi me riblerjen e borxhit përmes bonove qeveritare rriti aftësitë kredituese të vendit në nivelin B-, nga klasifikimi më i ulët në 2011 nga S&P. Vlerësimi pozitiv i ekonomisë greke, sipas agjencisë, reflekton vendosmërinë e vendeve të Eurozonës në mbështetje të Greqisë si dhe angazhimin e qeverisë greke në nisjen e reformave strukturore dhe fiskale në një kontekst të sfidave politike dhe ekonomike.