E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtimi: Si me aksidentoi zyrtari

Eshte 50 vjec dhe e mban mend si sot, diten kur nje makine luksoze e hodhi atje tej, duke e lene njehere e pergjithmone te paralizuar. Kujtim Salko, rrefen se prania e tij tani ne karroce eshte pasoje e nje fati te keq, i cili u shfaq ne vitin 1996, kur nje zyrtar i Ministrise se Bujqesise, e aksidentoi. Per fat te mire, aksidenti nuk ishte fatal per jeten, por ishte i tille per jeten e tij plot veshtiresi. Pensioni modest i Kujtimit sherben per te mbajtur gruan dhe tre femijet, te gjithe te papune. Sipas 50-vjecarit nga Lushnja, shteti jo vetem qe nuk ua ka lehtesuar problemet atyre, por i ka genjyer ne vazhdimesi. "Une jam perpjekur qe te pershtatem me paaftesine time fizike, por gjithe ceshtja eshte se gjendja ekonomike ne te cilen jetojme eshte mjaft te rende", thote Kujtimi. Ai thote se as autori i aksidentit qe punonte ne Ministrine e Bujqesise, dhe as ndonje zyrtar tjeter nuk i ka dhene asnje lloj ndihme per te perballuar veshtiresite e jetes. Me e keqja, sipas tij, eshte se me 12 mije leke ne muaj, ai duhet te perballoje cdo lloj shpenzimi ne familjen e tij. "I kam te gjithe te papune, si gruan, ashtu edhe dy djemte dhe vajzen", thote Kujtimi. Per pasoje, ai kerkon qe shteti te beje dicka per te permiresuar jeten e ketyre personave, te paafte fizikisht per te punuar dhe per te mbajtur familjen. Keshtu, Kujtimi thote se kerkesat e tij jane te njejta me te te gjithe bashkevuajtesve. "Kerkojme qe paketa shendetesore te na behet 30 mije leke, nga 12 mije qe eshte aktualisht", thote 50-vjecari. Sipas tij, pavaresisht se Ministria e Punes u ka premtuar se do te dorezoje nje propozim per plotesimin e kesaj kerkese, ai dhe te gjithe te tjeret jane skeptike ne lidhje me miratimin e tij. Gjithashtu, babai i tre femijeve kerkon qe masa e karburantit qe perfitohet te arrije ne 80 litra ne muaj. Kjo, per shkak se shpeshhere ka luhatje te cmimit te karburantit dhe kjo ndikonte direkt ne masen qe ata perfitonin, kur kuota ishte parashikuar te ishte ne leke. Keshtu, ne momentin kur cmimi i naftes rritet, paraplegjiket dhe tetraplegjiket perfitojne shume pak litra nafte, duke ua veshtiresuar jeten. Nga ana tjeter, ata kerkojne qe personave qe i shoqerojne, t'u njihet siguracioni. Gjithashtu, invalidet pretendojne rritje page per kujdestaret, deri ne masen qe eshte paga minimale e percaktuar nga Qeveria. Grevistet thone se nuk do te dalin nga greva e urise deri sa te merren parasysh kerkesat e tyre.

Invalidet

Ne vendin tone numerohen rreth 4500 paraplegjike dhe tetraplegjike, te cilet kerkojne mbeshtetje nga institucionet e vendit. Sikurse behet e ditur, rreth 117 mije persona ne vend e perfitojne pagesen e paaftesise. Behet fjale per te verber, para e tetraplegjike, persona te paafte mendore e fizike si dhe invalidet e punes.

Propozimi

Dy dite me pare, Ministria e Punes hapi nje rreze shprese per kete kategori invalidesh, duke premtuar pergatitjen e nje projektvendimi per plotesimin e kerkesave dhe per dergimin e tij ne qeveria. Kjo nuk i beri grevistet qe ta nderprisnin veteprivimin nga te ngrenet.

Kerkesat

Me thelbesoret per paraplegjiket, jane kerkesat qe kane te bejne me rritjen e pageses se paketes higjieno-sanitare, per shoqeruesit e tyre te njihet sherbimi si vjetersi pune dhe rritja e mases se karburantit, ne 80 litra ne muaj si dhe rritja e pages per kujdestaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›