Invalidet: Nuk na japin as ilace, as serume
Perkeqesohet gjendja e grevisteve, mjeket nuk i kurojne
Gjendja shendetesore e te paralizuarve qe kane hyre ne greve urie, sa vjen dhe rendohet. Mjeket e urgjences vetem sa kane kryer konstatimin per gjendjen e pacienteve, por nuk kane dhene asnje ndihme mjekesore per ta, me serume apo me barna. Nje gje te tille e pohojne te gjithe pacientet e pyetur. Ata deklarojne se kane pasur mjaft shqetesime si: Marrje mendsh, te vjella, luhatje te medha te tensionit te gjakut dhe te zemres, por ama mjeket nuk u kane dhene asgje per te marre veten. "Kemi pire vetem uje me sheqer, ne menyre qe te na rritet disi rezistenca e trupit, por prape, gjendja jone eshte e rende", shprehen paraplegjiket dhe tetraplegjiket e futur ne greve urie. Ata u futen ne greve te henen, duke kerkuar rritjen e paketes higjieno-sanitare, duke e cuar ate ne 30 mije leke ne muaj, nga 12 mije qe eshte aktualisht. Gjithashtu, ata kerkojne rritjen e mases se karburantit qe perfitohet, duke e cuar ne 80 litra ne muaj. Kjo, per shkak se shpeshhere ka luhatje te cmimit te karburantit dhe kjo ndikonte direkt ne masen qe ata perfitonin, kur kuota ishte parashikuar te ishte ne leke. Keshtu, ne momentin kur cmimi i naftes rritet, paraplegjiket dhe tetraplegjiket perfitojne shume pak litra nafte, duke ua veshtiresuar jeten. Nga ana tjeter, ata kerkojne qe personave qe i shoqerojne, t'u njihet siguracioni. Gjithashtu, invalidet pretendojne rritje page per kujdestaret, deri ne masen qe eshte paga minimale e percaktuar nga Qeveria. Kryetari i shoqates se invalideve thote se, ata nuk do te dalin nga greva e urise deri sa te merren parasysh kerkesat e tyre.
Vendosmeria
Kryetari i Shoqates se para dhe tetraplegjikeve, Bajram Tirana eshte shprehur se megjithe gjendjen e veshtire shendetesore ne te cilen ndodhet kjo kategori grevistesh, ata jane te detyruar ta marrin nje hap te tille, pasi qeveria ka heshtur ndaj te gjitha kerkesave te protestave te tyre.