E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazh për Alfete Kaloshi – Kadiu (1935 -2011)

30-10-2011 / Beqir Sina

 Alfete Kaloshi – Kadiu, ose Fetja siç i therrisnin asaj, lindi ne Peshkopi, me 11 Prill 1935. E bija e parise se Dibres - Murat Kaloshit, lindi ne Kander te Kastriotit - Diber e Vogel. Ajo lindi dhe kaloje nje pjese te jetes pikerishte aty ku lumi Drini i Zi, shkruante historine e tij shekullore. Aty nen “rreze”, te Korabit kryeneçe qe ka ushtire ne shekuj nga krismat e armeve,dhe lufterave per liri. Aty ku sofrat rrinin te shtruar dhe Odat dibrane ishin parlamenti i kohes se burrave, dhe prijesit e asaj kohe udhehiqnin popullin e ketyre aneve ne lufta e beteja kunder armiqve tane shekullor. Ne ate krahine dhe ne ate dere te kesaj familje te madhe dibrane, u rrite dhe u brymose si nje “burre” me virtytet me te larta, te krenarise, dinjitetit, atdhetarise, patriotizmit, bujarise qe e ka karekterizuar banoret e ketyre aneve. Fati e solli qe kete vajze fisnike duke u martuar me nje nga familjet me te mira te anes se Devollit, Muntaz Kadiun, ne deren e degjuar ne kete krahine, Kadiut, te gjente te njejtat tradita dhe krenari kombetare, qe megjithe vuajtjen e rende qe ua shkaktoi regjimi komuniste i Enver Hoxhes, ajo me burrin, e saj te dy fare te rinj ne ate kohe, se bashku me vellezerit e burrit dhe fisin Kadiu, te beheshin shembulli i atdhetarise, patriotizmit, bujarise e krenarise se familjeve te medha ne internim. Jeta e saj eshte pasqyre jetes se te gjitha atyre, grave dhe nenave tona, e atyre familjeve, te mëdha shqiptare, fisnike dhe me tradita te hershme patriotike, e atdhetare, prej nga Shqiperia meme, Kosova, e trojet e tjera etnike, Çameria, e te tjera, te cilat, megjithëse kishin luftuar per t’i mbrojtur me gjak, trojet shqiptare, prej nga Turqit, serbet, grekërit, fashistet dhe nazistet, me ardhjen e komunizimit u ndoqen egersisht nga regjimi i Hoxhes, per me shume se gjysme shekulli.

Por, ishin nga ata qe kurr nuk u theyn , as nuk gjunjezuan, poshteruan apo ua shtrine dorën atij regjimi. Megjithëse, ata ishin bere kundërshtare te përbetuara te atij regjimi, ngaqe e luftuan dhe dhane edhe jeten per lirine e demokracine e popullit shqiptare. Megjithese, regjimi i Hoxhes i luftoi deri sa i quajti dhe “armiqte e popullit” i torturoi, i burgosi, pushkatoi disa, ndersa familjet me te mira, te kombit tone, i internoi ne kampet famekeqe te internimit, ne te gjithe Shqiperine, duke filluar qe nga viti 1946.

Pikërisht, ne vitin 1946 nisi kalvari i vuajtjve, edhe per kete vajze atehere foshnjore, ne fillim ne kampin e internimit ne Berat, me pas ne Uren Vajgurore, Kuçove, Tepelene, Porto Palermo, Fabriken e Tullave, Keneten e Maliqit, Keneten e Zvernecit, dhe deri ne fund sa erdhi demokracia ata jetonin si te perseketuar ne Plug te Lushnjes. E rritur pa baba, kur Fetia ishte ne moshen 8 vjeçare i vdiq nena e saj Bija. Ajo desh qe te rritej me pas tek daja i saj Xhetan Elez Ndreu Ne vitin 1956 ne kampet e internimit ne Plug te Lushnjes, ajo u martua me djalin nga Devolli Muntaz Kadiun, me te cilin beri tre femije dy djem; Robertin qe vdiq ne vitin 2006 ne moshen 44-vjeçare, Avniun dhe nje vajze Dianen. Ajo la pas vetes tete niper.

1949 deri ne 1954-en, bashkevuajtesit, thone se te rinjtë e persekutuar nuk lejoheshin te martoheshin me njeri tjetrin. Ky akt i natyrshem shpirteror, shihej at’here nga pushetaret, si nje shtim dhe ringjallje e familjeve te medha shqiptare, qe regjimi komunist mendonin t’i zhduknin. Kjo supozonte edhe eleminimin gjenetik, te gjitheve atyre qe ata i kishin vetshpallur si “armiqte e popullit”. Keshtuqe, ne kampin e internimit, ishte shume e veshtire qe te martoheshin dy te rinje me biografi te keqe ose te prekurit(kulak, carista, armiq) siç i therrisinin ata.

Me shkaterrimin e kampit te Tepelenes me 1954, dhe krijimin e qendrave te interrnuarve, si ne: kampin e internimeve ne Plug, Saver, Gjaze e Grabian te rrethit te Lushnjes, Muntazi, qe nje nder te paret ata te rinj te internuar te asaj kohe qe po martohej nga “dhomat e luksit” nga barangat me kallama kashte qe quhej kampi i te internuarve, me nje zonjushe te te njejtes klase. Me te bijen e Kalosheve, Feten, e Murat Kaloshit. Ata jetuan ne Plug, deri kur edhe ne zemren e fytyren e tyre te pervuajtur, u lindi njefare shprese, qe edhe megjithse ishte e vonuar per ata, por mund te pranohet se i ringjalli edhe nje here. Rënien e komunizmit dhe ardhjen e demokracise ne Shqiperi.

Mirpo, gjate jetes gjithmone jane disa gjera qe lene gjurme te pashlyera ne kujtesen e njeriut dhe nuk harrohen lehte. Sidomos, kur ndonjera prej tyre nuk mund te harrohet kurre sa ka hyre thelle ne shpirt. Asnjeherë nuk i dilte nga mendja, dhe e kujtonte shpesh-here, kohen kur burri i saj Muntazi (qe siç tregonte ajo e kishte me shume se nje burre – ajo thoshte se e kishte nje shok jete, te mire, qe ndane se bashku te miren e te keqen) do te kalonte tronditjen me te madhe. Ai pesoi pa asnje arsye nje dhune te eger verbale, e pergatitur ajo prej segmeteve te sigurimit te shtetit, pasojat shendetesore te se ciles, duken si gjurme ne shendetin e trupin e tij edhe sot. Muntazi u ndoqe dhe u torturua neper birucat e Deges se Puneve te Brendeshme te Lushnjes, Fierit e Deveollit,, çnjerezisht. Me nje akuze te trilluar, qe sot, te duket aq absurde dhe “qesharake”: “Agjent i Amerikaneve, i grekerve dhe i grupeve te diversanteve ne Shqiperi – bashkepunëtor i tyre qe kishte per qellim te perbyste pushtetin popullor”...

Ne vitin 1994, ajo se bashku me Muntazin mbasi kishn fituar nje Llotari Green Cards u larguan nga Shqiperia, per t’u bashkuar me djalin Robertin dhe vajzen Dianen te cilet kishin ardhur ne Amerike, kater vjet me pare. Ne vitin 1994 e ndjera nisi rrugen e enderrave, ne “Token e Premtuar” ne Amerike. Aty ku kishin jetuar disa nga te paret e saj, aty ku jetoi deri sa mbylli dhe vellai i saj Abdulla Kaloshi dhe jeton edhe vellai i madh Pajaziti me gruan dhe femijet, plot nipa e mbesa. 

Mirepo nuk ishte e thene qe mbas gjithe kete dhimbjeve te perfundonte me kaq! Vdekja e djalit – Roberiti ne moshen 44 vjeçare duke i lene pas gruan dhe tre djemte, atij, pese vjete me pare i shkatoje nje goditje te madhe dhe e la me pasoja te pasherueshme shendetesore nene Feten. Deri edhe te papërballueshme, saqë me 9 Tetor 2011, ajo mbylli sytë ne moshen 76 vjeçare, njëherë e përgjithmonë. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›