Stankovic Ibra deshiron me te vertete te largohet

Disa ditë pasi Ibrahimovic befasoi opinionin publik me një deklaratë të papritur, në të cilën shprehej i lodhur nga futbolli, Dejan Stankovic, një prej miqve më të mirë të suedezit, konfirmoi se gjithçka është e vërtetë në shtypin italian.
Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, serbi deklaroi: “Fëmijët e tij shkojnë në të njëjtën shkollë me të mitë dhe takohemi shpesh. Për më tepër, që nga epoka e Interit, kemi mbetur të dy miq shumë të mirë.Më ka thënë edhe mua të njëjtat gjëra, që është i lodhur dhe që nuk ndien më të njëjtin pasion. Është normale, pasi gjithmonë vjen një moment në të cilin ndihesh më i lodhur dhe ke më pak kohë të lirë. Është një periudhë e keqe për të, por pres që ta kalojë dhe të vazhdojë të luajë edhe për 2-3 vjet të tjerë”.
Duke folur për skuadrën e tij, mesfushori intersit theksoi se zikaltërit nuk duhen përjashtuar nga lufta për titull. “Interi për titull. Jemi shtatë pikë pas, por është vetëm fillimi. Ky është një kampionat i çuditshëm, rruga është e gjatë dhe do të ketë ende shumë surpriza”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli UEFA, 110 mijë euro gjobë Barcelonës
Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos. Okazione në Angli, lojtarë të mëdhenj në shitje
Me një numër të madh futbollistësh në fund karriere apo të pakënaqur, Premier League rrezikon të shndërrohet në një “minierë” të artë për të gjithë klubet e tjera të Europës që kërkojnë të përforcohen. Euro 2012, shansi i fundit
Pas Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Italisë shumë skuadra të tjera do të kenë shansin e fundit për të siguruare kualifikimin për në Euro 2012. Milan, Galliani dhe Ibra sqarohen
Adriano Galliani ka biseduar në telefon me Zlatan Ibrahimovic dhe ka hequr të gjitha dyshimet që kishin mbuluar Milanin pas intervistës së sulmuesit suedez ku ai u shpreh se ishte tashmë i lodhur nga futbolli. Serbi-Itali, pengohen tifozët italianë
Autoritetet serbe kane vendosur te ndalojne pranine e tifozeve italiane ne ndeshjen Serbi-Itali qe do te luhet te premten ne mbremje ne Beograd, e vlefshme per kualifikimin në Kampionatin Europian 2012.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet
Zbrazen varrezat e makinave
FMN paralajmëron qeverinë
Intervista e Alisë për rrëzimin e regjimit