UEFA 110 mije euro gjobe Barcelones

Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos.
Për klubin katalanas, ky është ndëshkimi i parë disiplinor që prej vitit 2008. Ai vjen vetëm një ditë pasi Federata Spanjolle e Futbollit gjobiti vetëm me 600 euro trajnerin e Realit, Mourinho, i cili i fyti një gisht në sy një drejtuesi të Barçës, në një zënkë të ndodhur gjatë Superkupës së Spanjës.
Në komunikatën që informoi për gjobitjen, UEFA theksonte se është e vendosur të luftojë ndaj çdo forme të shfaqjes së fenomeneve të dhunshme në fushat e futbollit.
Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur vazhdimisht, për shkak të lëshimit të shisheve dhe sendeve të tjera në fushë, gjatë ndeshjeve kualifikuese të kombëtares sonë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Stankovic: Ibra dëshiron me të vërtetë të largohet
Disa ditë pasi Ibrahimovic befasoi opinionin publik me një deklaratë të papritur, në të cilën shprehej i lodhur nga futbolli, Dejan Stankovic, një prej miqve më të mirë të suedezit, konfirmoi se gjithçka është e vërtetë në shtypin italian. Okazione në Angli, lojtarë të mëdhenj në shitje
Me një numër të madh futbollistësh në fund karriere apo të pakënaqur, Premier League rrezikon të shndërrohet në një “minierë” të artë për të gjithë klubet e tjera të Europës që kërkojnë të përforcohen. Euro 2012, shansi i fundit
Pas Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Italisë shumë skuadra të tjera do të kenë shansin e fundit për të siguruare kualifikimin për në Euro 2012. Milan, Galliani dhe Ibra sqarohen
Adriano Galliani ka biseduar në telefon me Zlatan Ibrahimovic dhe ka hequr të gjitha dyshimet që kishin mbuluar Milanin pas intervistës së sulmuesit suedez ku ai u shpreh se ishte tashmë i lodhur nga futbolli. Serbi-Itali, pengohen tifozët italianë
Autoritetet serbe kane vendosur te ndalojne pranine e tifozeve italiane ne ndeshjen Serbi-Itali qe do te luhet te premten ne mbremje ne Beograd, e vlefshme per kualifikimin në Kampionatin Europian 2012.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet
Zbrazen varrezat e makinave
FMN paralajmëron qeverinë
Intervista e Alisë për rrëzimin e regjimit