E Diel, 1 Nëntor 2026

Stankoviç:Sulmet e hakerave po provokojnë Serbinë

Shefi i ekipit koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviç, ka dënuar sulmin e hakerëve në faqen e internetit të komunës së Bujanocit dhe ka vlerësuar se ky është një nga provokimet që i janë bërë Serbisë.

Ai ka theksuar se zyrtarët komunalë nuk kanë të bëjnë me ndryshimet në hartën që gjendet në faqen e internetit.

Në tre sulme që kanë ndodhur gjatë këtij viti, hakerët kanë ndërhyrë në faqen e internetit të komunës së Bujanocit, i ka thënë Stankoviç Betës.

Hakerët e kanë ndryshuar hartën e Serbisë në faqen e internetit të kuvendit komunal të Bujanocit duke e ndarë Kosovën nga Serbia, raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA.

Ndryshimi më saktë është bërë vetëm në versionin shqip dhe anglisht të kësaj faqeje të internetit, ndërsa në versionin serbisht harta ka mbetur e pandryshuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›